Çmimeve të aktores nga Kosova May-Linda Kosumovic i është shtuar edhe një tjetër.
Kësaj radhe, ajo është zgjedhur aktorja më e mirë e edicionit të radhës të Festivalit “SWIKOS”, i cili prezanton filmin shqiptar dhe mbahet në Bazel të Zvicrës.
Me filmin “1 euro”, me regji të Durim Ilazit, aktorja May-Linda Kosumovic morri çmimin e aktores më të mirë, çmim ky që u nda mbrëmë në ceremoninë përmbyllëse të festivalit “SWIKOS”, nga juria në përbërje të Eshref Durmishit, Michael Flume dhe Tom Gerber. Aktorja u shpreh mjaft e lumtur për këtë arritje, pasi përgjatë dy viteve ajo mblodhi gjithsej katër trofe.
“Ky është çmimi i parë që marr me film, u gëzova shumë kur mora lajmin, pasi që nuk munda të jem e pranishme në festival. Më vjen mirë që puna ime u vlerësua”, tha për KultPlus Kosumovic.
Së fundmi, Kosumovic fitoi çmimin si aktorja më e mirë në Festivalin “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, me shfaqjen “Një burrë mes dy grash”.
Së fundmi, May-Linda Kosumovic fitoi çmimin si aktorja më e mirë në Festivalin “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, me shfaqjen “Një burrë mes dy grash”.
Kelmendi: 28 Nëntori është një datë e bekuar për të gjithë n...
Goditet për vdekje një këmbësore në Klinë
Policia nis hetimet rreth një vdekje të dyshimtë në Fushë Ko...
Kumbaro uron 28 Nëntorin, ndan pamje nga fëmijët e Përmetit ...
Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainë...
E ngacmon një femër në rrjete sociale, arrestohet një person...