Piktori Asdren Spahija vjen nga Peja dhe është 21 vjeçar, studion arkitekturën. Në një bisedë për KosovaPress, Asdreni tregon që arti gjithmonë ka qenë pjesë e tij dhe qysh në moshë shumë të re lodra e tij e preferuar ishte lapsi dhe letra.
Asdreni thotë që frymëzimi për të punuar varet shpeshherë nga disponimi dhe se ai njihet më së shumti si portretist, por i pëlqen ta sfidoj veten dhe asnjëherë nuk kufizohet në një mënyrë të punimit, siç edhe tregon se nuk ka ndonjë kohë të caktuar kur ulet dhe krijon diçka.
Spahija: Inspirohem nga përditshmëria
“Varet nga disponimi, nga çasti. Teknika të ndryshme i punoj po ma shumë jam i njoftun nga shoqëria si portretist, për arsye se ka qenë mënyra më e lehtë me ju qas publikut në rrjete sociale pasi që punimet e mia i postoj në rrjete sociale. Kom qejf me sfidua veten, për këtë arsye nuk kufizona me veten vetëm në një stil të caktum. Janë disa periudha që e konsideroj veten si i tharë për arsye që nuk punoj, nuk e kom atë vullnetin për me punu, ka disa periudha të vitit që jam shumë produktiv edhe non-stop vizatoj, për këtë arsye nuk e detyroj veten non-stop me vizatu, vjen vetë tek unë inspirimi, inspirimin e gjej nga përditshmëria, sende që ndodhin në shoqëri, sende që më preokupojnë mu”, tha Asdreni.
Ai, artin e konsideron si mundësi për të shprehur fshehtësitë apo fjalët të cilat vështirë thuhen me zë. Thotë që asnjëherë nuk e lejon veten të kufizohet vetëm në një teknikë punimi andaj edhe kohëve të fundit ka filluar të punoj me akuarel edhe pse realizimin e cilëson të vështirë.
Spahija: Arti është mënyra e vetme që unë bërtas
“Më ka ndihmua shumë arti me zbulua veten për arsye se me art mundesh me ju hy edhe disa temave që ndoshta mi thonë me zë të frikësojnë vetë edhe për këtë arsye arti është mënyra e vetme që unë bërtas, unë flas. Kryesisht kohëve të fundit kom fillua me përdor shumë teknikën akuarel. Teknika akuarel për nga mjetet është shumë e thjeshtë por realizimi është pak më i vështirë, është manipulimi me ujin, duhet me kon trashësia e fletës e caktuar për arsye që me arrit atë efektin e caktuar të akuarelit, edhe njëkohësisht edhe për shikuesit apo admiruesit e punës teme është ma e lehtë edhe ma e kapshme me u kuptua kjo lloj teknike”, tha piktori Asdreni.
Ndriçimi është një ndër arsyet kryesore që i duhen këtij piktori për të punuar, pasi që edhe mund t’i shoh ngjyrat më mirë por edhe ndikojnë në disponimin e tij. Asdreni tregoi që punimet e tij zakonisht i publikon në rrjete sociale veçanërisht në Instagram sepse sipas tij ky rrjet social është më artistik.
Spahija: Punimet i publikoj në rrjete sociale
“Më nevojitet vetëm vendet që kanë ndriçim të caktum, për arsye se edhe ndriçimi ndikon shumë në disponimin tim edhe njëkohësisht i shoh tonet e ngjyrës e kështu për vende të caktume nuk kom ndonjë vend ekzakt. Zakonisht punimet i publikoj në rrjete sociale por më së shumti ne instagram. Instagramin e kom gjet si një rrjet adekuat për punimin e arteve dhe artit tim për arsye se instagrami e toleron këtë, është më artistik edhe për këtë arsye ju kom qas një publiku pak ma të gjanë të vendeve të ndryshme dhe varësisht kërkesave të tyre se çka dëshirojnë ata me shikua atëherë ju përmbushi disa kërkesa, dëshira të tyre se çka kanë qejf me pa prej meje”, tha Asdreni.
Grafitet janë një ndër sensacionet më t? ? vlerësuara së fundmi në botën e artit, thotë Asdreni, i cili ka punuar edhe në këtë pjesë të artit. Grafiti i tij më i njohur është ai tek rruga B, në Prishtinë. Asdreni thotë se Prishtinës i duhen më shumë realizime të guximshme, pasi thotë që kryeqyteti ka nevojë për disa shkëputje ngjyrash sepse është shumë “i hirtë”.
Spahija: Grafitin e fundit e kam punuar në verën e vitit 2016
“Grafiti është njëra prej teknikave tash që është më hit kohëve të fundit edhe e konsideroj si teknike si rebelim i artistëve, por edhe unë kom provu disa herë me bo grafitë. Grafiti i fundit ka qenë këtë verë të vitit 2016, ka qenë në kuadër të festivalit P+, që është mbajtur në Gërmi, na kanë mundësua me bo temë të lirë çfarëdolloj grafiti… aty kom dashtë me jep një mesazh pakëz më ndryshe për mbrojtjen e ambientit, për këtë arsye e pata paraqit një figurë mitologjike “Nimfa” që është mbrojtëse e pyllit dhe shndërrimi i saj në gurë për arsye që po e prejmë pyllin për të ndërtuar qytetin. Sidomos Prishtina që e konsideroj si “Qyteti i hirtë”, ka nevojë për aty këtu me pas ndoshta ndonjë shkëputje të ngjyrave. Janë surpriza për këmbësorët për qytetarët se jemi mësua non-stop Prishtina qyteti i hirtë, qyteti i betonit edhe për këtë arsye një lojë me ngjyra nuk i bën keq askujt”, tha Asdreni.
Ai thotë që asnjëherë nuk mund të veçoj ndonjë punim të tij pasi që secili ka ndonjë emocion që nuk do të donte ta humbiste. Sa i përket artistëve të tjerë Asdreni thotë që nuk i pëlqen t’i kritikoj dhe asnjëherë nuk i shikon me syrin kritik, përkundrazi ai thotë që e përcjell punën e të tjerëve me sy të admiruesit dhe i përkrah sepse sipas tij secili ka stil të ndryshëm dhe sipas tij puna e piktorëve nuk është garë.
Goditet për vdekje një këmbësore në Klinë
Policia nis hetimet rreth një vdekje të dyshimtë në Fushë Ko...
Kumbaro uron 28 Nëntorin, ndan pamje nga fëmijët e Përmetit ...
Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainë...
E ngacmon një femër në rrjete sociale, arrestohet një person...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve