E ka sjellë në botim edhe njëherë një roman që për shumë kë është i dëgjuar si emër. Romani për fëmijë “Verorja”, botimin e parë e pati në vitin 1983, atëherë e botuar nga Ndërmarrja Botuese “Rilindja” në Prishtinë.
E që nga atëherë është botuar dhe ribotuar shumë here të tjera me lejen dhe pa lejen e autorit.
Shkrimtari Rexhep Hoxha e sjellë atë në botim sërish, e tash nga shtëpia botuese “Lugjet e Verdha”.
Romani është punuar nën përkujdesjen artistike të Gurakuq Dobrunës, ndërsa radhitja është bërë nga Drilon Cena, ndërsa ilustrimet u punuan nga ilustruesi, Atdhe Muhaxhiri.
Të drejtën e botimit të kësaj vepre, si dhe të të gjitha veprave të autorit Rexhep Hoxha e ka vetëm Shtëpia Botuese, “Lugjet e Verdha”, Prishtinë.
Autori paralajmëron se çdo botim apo ribotim nga ndonjë ndërmarrje tjetër botuese apo individë do të konsiderohet si i paligjshëm./Arbresh.info/
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...