Zbulohet kompleksi fetar 5,600 vjeçar pranë Stonehenge

21:39 | 18 Nëntor 2016
Arbresh.info

Një kompleks i madh parahistorik fetar është zbuluar në afërsi të tempullit parahistorik të Britanisë, Stonehenge.

Ky zbulim pritet të transformojë kuptimin tonë të zhvillimit të hershëm të peizazhit antik të Stonehenge, transmeton arbresh.info.

I ndërtuar rreth 5,650 vjet më parë, më shumë se 1,000 vjet para se të zbuloheshin gurët e mëdhenj të Stonehenge, dhe me diametër prej 200 metrave, ky kompleks është monumenti më i madh i epokës së Neolitit që është zbuluar në më shumë se një shekull.

Kompleksi i porsazbuluar, vetëm një milje e gjysmë në veri-lindje të Stonehenge, duket se përbëhej nga rreth 950 m kanale të segmentuara, si dhe e rregulluar në dy qarqe të mëdha koncentrikë.

Deri tani, arkeologët kanë gjetur dhe zbuluar rreth 100 metra të pjesës së jashtme. Nuk dihet ende, nëse kanë mbijetuar pjesë të tjera të monumentit./Arbresh.info

stonehengearch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme