Google ADS

Siguria kibernetike, organizohet konferencë dy ditore

17:45 | 18 Nëntor 2016
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike do të organizojnë konferencë rajonale dy ditore për siguri kibernetike.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, koordinatori nacional për Siguri Kibernetike, Nehat Mustafa, zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Stefan Çipo, zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, ministra e zëvendësministra të Qeverisë së Kosovës, deputet, udhëheqës të agjencive të zbatimit të ligjit, rektor të universiteteve, ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë të sigurisë kibernetike.

Konferenca do të filloj të hënën më 21 nëntor.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme