Rikthehet supermodeli Jaguar XKSS

13:04 | 18 Nëntor 2016
Arbresh Info

Mendohej se pas zjarrit që përfshiu fabrikën e Jaguar në vitin 1957 nuk do të ndërtohej më supermodeli XKSS, por pas 59 vitesh sillen në “jetë” makinat e papërfundura.

Vetëm 16 nga 25 makina Jaguar të modelit XKSS, arritën të përfundonin para se zjarri të ndërpriste punën për 9 makinat e tjera.

Gjashtë dekada më vonë, këto 9 makina u ndërtuan më në fund dhe mund të blihen për çmimin modest prej 1 milionë paundësh.

Edhe pse duket një çmim i “kripur”, mund të thuhet se është një makinë e lirë në krahasim me modelet origjinale të Jaguar XKSS, të cilat kushtojnë 10 milionë paund.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme