Paralajmëron Hawking: Kanë mbetur vetëm edhe 1000 vite në tokë

10:02 | 18 Nëntor 2016
Arbresh Info

Shkencëtari i famshëm britanik, Stephen Hawking ka folur në fillim të javës në ‘Oxford Union’ dhe njëra nga pikat kryesore të fjalimit të tij ishte një deklaratë që njerëzimi duhet të gjejë një vend tjetër për të jetuar dhe një gjë të tillë duhet ta bëjë sa më shpejtë.

‘Daily Mail’ raporton se profesori i ka thënë pjesëmarrësve në eventin ‘Oxford Union’ se ne nuk do të arrimë të mbijetojmë edhe 1.000 vite, transmeton portali arbresh.info.

“Unë nuk mendoj se ne do të arrijmë të shpëtojmë edhe 1.000 vite të tjera pa u larguar nga planeti jonë i brishtë”, tha fizikanti i njohur teorik.

Hawking ka parashikuar diçka të tillë edhe vite më parë. Ai ka thënë të njëjtë gjë, fjalë për fjalë, gjatë një fjalimi në “Cedars Sinai Hospital” në vitin 2013./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme