Ekranet OLED janë dukshëm më të mirë sepse ata shpenzojnë më pak energji dhe ofrojnë një pamje shumë më të mirë.
E vetmja gjë që i ndal ata për të qenë pjesë e çdo telefoni të mençur në botë është problemi i madh që vjen deri në krijimin e tyre, shkruan portali arbresh.info. Megjithatë, ‘Bloomberg’ beson që ne do të shohin pajisje me ekrane të tilla në vitin e ardhshëm, por në sasi të limituar.
Të paktën, këtë thuhet se është duke e planifikuar Apple, por ngjashëm si ekrani kristal nga safiri që asnjëherë nuk u shfaq, edhe diçka e tillë mund të ndryshojë.
Në raportin e publikuar nga ‘Bloomberg’ thuhet gjithashtu se do të bëhen edhe disa ndryshime radikale në dizajn te iPhone i ri për të festuar 10 vjetorin./arbresh.info