Google ADS

Shkencëtarët amerikanë do t’i ringjallin të vdekurit

22:34 | 17 Nëntor 2016
Arbresh.info

Nga një grup shkencëtarësh amerikanë, ka kohë që projekti “për të rikthyer në jetë” subjektet klinikisht të vdekur ka filluar të testohet. Duket si trauma e një filmi horror ose pjesë e fantashkencës, por gjithçka është e vërtetë.

Qeveria amerikane i ka dhënë aprovimin shoqërisë “Biotech Bioquark”, për të përfshirë dhe mundësinë e rekrutimit (kuptohet me leje speciale të marrë nga familjet). Në projekt do të përfshihen 20 pacientë klinikisht të vdekur për shkak të një goditjeje cerebrale.

Për t’ia arritur, kërkuesit do të përdorin një terapi të përzierë, mes të cilave, rigjenerimin e trurit dhe injektimin e qelizave staminale.

Procesi i terapisë, nga stimulimi nervor te injektimi, do të zgjasë disa muaj. Gjatë kësaj periudhe, subjektet do të monitorohen përmes ekraneve cerebrale për të verifikuar shenjat e një “rigjenerimi” të mundshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme