Miqtë e njeriut mund të vijnë e të shkojnë, por një kalë mund të jetë përgjithmonë besnik dhe njëri nga miqtë tuaj afat-gjatë, tregon studimi i ri.f
Kuajt gjithashtu kuptojnë fjalët më mirë sesa pritej, në bazë të hulumtimit dhe posedon “kujtesë të shkëlqyer” duke lejuar ata të jenë besnikë ndaj miqve tyre njerëz.
Lidhja me njerëzit dhe kuajve është shumë e fortë e sidomos për këta të fundit të cilit me saktësi të pabesueshme e kuptojnë pronarin e tyre, transmeton lajmi.net
Aftësia e tyre për të marrë obligime dhe për t’i zbatuar ato është e madhe dhe përveç se kanë raporte të mira mes vete ata krijojnë raporte të mira edhe me anëtarë të grupeve tjera.
Ata edhe nëse nuk i nënshtrohen trajnimeve, kuptojnë mjaftë mirë kur pronari i tyre u kërkon diçka, si për shembull, të lëvizin, të ndalen, të qetësohen, të vrapojnë ose diçka tjetër.
Përveç kësaj, kur kuajt janë marrur në trajnime kanë pasur rezultate të mahnitshme. Sipas trajnerëve nuk është dashur shumë përsëritje të të njëjtit trajnim për ta mësuar mjaftë mirë dhe në mënyrë efikase atë.
Është vërejtur gjithashtu se niveli i besnikërisë tek kuajt është shumë i madh. Një detaj interesant në lidhje me këtë kafshë tejet besnike është se ka një simpati ndaj gjërave pozitive dhe më shpejtë i mëson e i njeh, përkundër atyre negative ndaj të cilave ka një lloj refuzimi.
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...
Ronaldo: Nuk po planifikoj të pensionohem, thjesht po e shij...
Murati akuzon opozitën për bllokim të uljes së çmimeve, i re...
IPK rekomandon suspendimin e një polici, u rrah me një qytet...
Digjet një veturë në rrugën Duhël-Prishtinë, nuk ka të lëndu...