Google ADS

Afër 200 studentë nga Kosova do të studiojnë në Amerikë

15:49 | 17 Nëntor 2016
M. A.

Është mbajtur dita informuese e të rinjve nga Kosova që dëshirojnë të studiojnë në Amerikë, duke i prezantuar programet studimore institucionet e arsimit të lartë nga Amerika.

Dita informuese është mbajtur në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Arsimit, e organizuar nga Ambasada e Amerikës në Kosovë.

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, tha se është fantastike që ka kaq interesim të madh të të rinjve për të studiuar në universitetet amerikane.

“Është fantastike që të shoh shumë të rinj sot këtu prezent. Është e mrekullueshëm që të shohim shumë njerëz që dëshirojnë të studiojnë në Amerikë. Qendra amerikane për këshillim, jo vetëm që e ka bërë një punë të shkëlqyeshme për organizimin e këtij panairi por gjithashtu ata bëjnë një punë të shkëlqyeshme gjatë tërë viti duke siguruar këshillim, përgatitje për teste standardizuese dhe ndihmë në aplikacione për nxënësit dhe studentët nga Kosova. Dua ti inkurajoj të gjithë nxënësit dhe studentët të cilët kanë ëndërr që të studiojnë në SHBA të përdorin burimet që i ofron Qendra e Amerikës për Këshillim të cilat janë falas”, tha ai.

Gjatës festimit të javës ndërkombëtare të arsimit, Delawie tha se të rinjtë të cilët shkojnë përmes këtyre programeve të studiojnë në Amerikë, kur të kthehen mund të jenë lider në komunitetin e tyre.

 

“Ne e dimë që edukimi ndërkombëtar hap shumë dyer për të rinjtë nga Kosova, i lejon atyre që të bashkëpunojnë me shokët dhe shoqet nga tërë bota duke zhvilluar perspektiv a globale të cilat janë të nevojshme për të pas sukses në ekonominë dinamikë të sotit. Kur nxënësit dhe studentët kthehen në Kosovë kjo i mundëson ata që të bëhen lider në komunitetin e tyre duke i nda atë se çka kanë mësuar në SHBA dhe rrjetin e tyre që e kanë krijua në Kosovë apo në shtëpi. Shumë student dhe nxënës nga Kosova janë duke studiuar në SHAB, shumë më shumë se sa më herët,. Këtë javë ne me krenari e lajmërojmë që nga Kosova kemi 268 studentë të cilët studiojnë momentalisht në SHBA, kjo do me thënë është një rritje afër 60 për qind të numrit të studentëve nga viti paraprak”, tha ai.

Java ndërkombëtare e arsimit në Kosovë organizohet çdo vit nga Ambasada e Amerikës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme