Google ADS

OnePlus 3 nuk shitet më në Evropë dhe SHBA

11:22 | 17 Nëntor 2016
Arbresh Info

Vetëm disa ditë pasi u tha se OnePlus 3 do të jetë sërish në dispozicion për tu blerë, OnePlus ka konfirmuar tani se kompania nuk do të shes më telefonin e mençur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë.

OnePlus 3 do të zëvendësohet në këto regjione me njësinë e prezantuar së fundmi OnePlus 3T, shkruan portali arbresh.info.

OnePlus 3T vjen një bateri më të madhe (3.400mAh), variantin me 128GB për ruajtjen e të dhënave, një procesor të përditësuar (Snapdragon 821) dhe rezolucion më të lartë në kamerën fronte për ‘selfie’ (16 megapiksel).

Varianti i pajisjes me 64GB për ruajtjen e të dhënave kushton 438 dollarë, ndërsa varianti me 128GB kushton 479 dollarë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme