Si edhe vitin e kaluar, këtë vit në Kosovë do të mbahet Java e Filmit të Bekim Fehmiut.
Edhe pse ende ka pak detaje rreth kësaj Jave, merret vesh se ajo do të mbahet nga 6 e deri me 10 dhjetor.
Filmi “Mbledhësit e Puplave” do të shëtisë nëpër qytete të ndryshme të Kosovës. Gjithçka do të nisë në Kamenicë, me 6 dhjetor, në orën 19:00, në Shtëpinë e Kulturës ‘Isa Kastrati’.
Me 7 dhjetor filmi shkon në Pejë, në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”, me 8 dhjetor në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, me 9 dhjetor në Ferizaj dhe më 10 dhjetor në Gjakovë, shkruan KultPlus.
Filmi “Mbledhësit e Puplave” i dha famën e madhe Bekim Fehmiut. Filmi me regji të Aleksandër Sasha Petroviqit, fitoi në Festivalin e Kanës në vitin 1967, çmimin special dhe çmimin FIPRESCI.
Fehmiu ka lindur në Sarajevë në vitin 1936 dhe ka diplomuar në Akademinë e Arteve Dramatike në Beograd, në klasën e profesorit Mato Milosheviq. Ai ka qenë shqiptari i parë nga Kosova që është bërë aktor profesional. Fehmiu e ka filluar karrierën e tij si student në vitin 1953, kur luajti një rol episodik në komedinë “Djaloshi i komunës”, me regji të Soja Jovanoviqit e bazuar në një shfaqje të dramaturgut Branislav Nushiq. Roli tjetër i tij ishte më i rëndësishëm, në “Saša”, që ishte një film artistik për luftën, në të cilin ai luajti përkrah yjeve më të njohura të filmit në Jugosllavi.
Real Madridi vendosi dy rekorde të padëshiruara pas humbjes ...
Trump dhe presidentja meksikane bisedojnë për migracionin
SHBA: Ukraina duhet të rrisë mobilizimin ushtarak për të luf...
Kurti uron 28 Nëntorin: Kjo festë na gjen me projektin e Kom...
Revista spanjolle: Zbulimi i perlave të fshehura, Shqipëria ...
Rama uron shqiptarët: Gëzuar Ditën e Pavarësisë