Paralajmërim i frikshëm nga NASA

19:55 | 16 Nëntor 2016
Arbresh.info

Sipas raportit të fundit të NASA-s, theksohet e sepse temperaturat në Arktik kanë shënuar rritje prej 10 gradëve më të larta se normalja, kurse është zhdukur një pjesë e akullit në madhësinë e Floridës

Erërat e ngrohta kanë shkaktuar shkrirja e pjesëve të mëdha të akullit në Oqeanin Arktik dhe ka quar në ndarjen e pjesëve të akujve nga trupi kryesor, thuhet në raportin e hulumtim të NASA-s, të publikuar këtë javë.

Sipas raportit, stuhi të ngrohta kanë përfshirë Arktikun dhe pjesët tjera polare, të njohura për temperaturat e ftohta.

Në disa vende, shkrirja e akullit ka arritur në 10 për qind. “Si rezultat i ciklonit, sasia e akullit në detin Barents dhe Kara, është ulur me 10 për qind dhe shkrirja ka lëvizur për në veri”, ka thënë Lynette Boisvert, autor i studimit të NASA-s.

Ai ka gjetur se në këtë stuhi, akulli hollë është shkrirë plotësisht.

“Një vit, një tjetër rekord. Temperaturat e larta në vitin 2015 do të tejkalohet në vitin 2016”, tha sekretari i përgjithshëm i Organizatës Meteorologjike të Botës, Peteri Talas.

“Në pjesë të temperaturave të Arktikut rus ishin 6-7 gradë Celsius mbi mesataren afatgjate. Shumë rajone të tjera arktike dhe polare në Rusisë, Alaska dhe veriperëndim të Kanadasë janë të paktën tre gradë Celsius mbi mesataren”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme