Herën tjetër shikoni mirë sytë e personit të cilin sapo e keni njoftuar – ata nuk janë vetëm pasqyra e shpirtit, por mund t’ju zbulojnë diçka edhe për shëndetin dhe mendjen…
Studimi i ri zbulon se pamja e të bardhës së syrit mund të zbulojë shumë gjëra në lidhje me shëndetin e kokës së dikujt, në çdo kuptim.
Shkencëtarët kanë konstatuar se njerëzit me kapilarë të zgjeruar në sy arrijnë rezultate më të dobëta në testet e inteligjencës në moshën e mesme. Faktorët e tjerë, si pirja e duhanit, diabeti apo stresi i shkaktuar nga statusi i dobët socio-ekonomik, mund të ndikojnë gjithashtu në rezultatet e testeve të inteligjencës, shpjegon dr. Idan Shalev, udhëheqësi i hulumtimit.
Edhe studimet e mëparshme e kanë lidhur madhësinë e kapilarëve të syve me disa sëmundje si dementia dhe sëmundjet kardiovaskulare, por këto studime janë kryer kryesisht tek të moshuarit. Ky studim arriti në konstatimin se shëndeti i syve tuaj lidhet me shëndetin e trurit, ndërsa rezultatet janë të zbatueshme edhe tek fëmijët.
Studimet e tilla janë veçanërisht interesante, pohojnë shkencëtarët, sepse ato zbulojnë se me një ekzaminim të thjeshtë të syve mund të monitorohet edhe shëndeti i trurit.
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...
Arrestohet polici “Pablo Escobar”, kishte fshehur 20 milionë...
Hamza: Do t’i mbështesim bizneset, por duhet të fitojnë më s...