Google ADS

Shumë afër rrjetit 5G

14:27 | 16 Nëntor 2016
Arbresh Info

Huawei dhe NTT DOCOMO, një ofrues interneti japonez, me sukses kanë kompletuar provën e parë në botë të rrjetit 5G në brendin e frekuencës 4.5 GHz.

Gjatë provës, të kryer në Yokohama të Japonisë, është arritur një shpejtësi prej 11.29 Gbps, shkruan portali arbresh.info. Testimi ishte kryer në vargun e frekuecave 200 MHz të brendit 4.5 GHz.

Operatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, AT&T ka kërkuar nga rregullatorët të finalizojnë standardet fillestare të rrjetit 5G deri në fund të dhjetorit të vitit 2017 para lansimit të planifikuar në qershor të vitit 2018./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme