Bajrami uron të rinjtë kosovarë që fituan në garat ndërkombëtare

16:45 | 12 Maj 2015
M. A.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka uruar grupin NatEv Explorer dhe atë të gjimnazit “Hasan Nahi” pasi fituan në gara ndërkombëtare.

Këto ditë, të rinjtë kosovarë i sollën vendin dy lajme të rëndësishme: Projekti i grupit të studentëve nga Kosova “NatEv Explorer” fitoi çmimin “People’s Choice Aëard” në kuadër të garës “NASA Space Apps Challenge” dhe lajmi tjetër është se nxënësit e Gjimnazit “Hasan Nahi” kanë marrë dy medalje argjendi në Olimpiadën Ndërkombëtare “I SWEEEP-2015” në SHBA.

“Këto janë lajme të mira për Kosovën dhe duke u ndjerë krenarë për punën Tuaj, dëshiroj të theksoj se me vendosmërinë më të madhe do të gjejmë mundësi që puna dhe suksesi juaj dhe i shumë bashkëmoshatarëve tuaj, jo vetëm të mos ndalet këtu, por të vazhdojë edhe më fuqishëm”, thuhet në urimin e Bajramit.

“Të rinj si Ju, nxënës dhe studentë të dashur, i duhen më së shumti Kosovës dhe na krijojnë siguri të madhe për të ardhmen e vendit tonë. Prandaj, pranoni urimet e mija të përzemërta”, ka përfunduar urimi i ministrit Bajrami.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme