Google ADS

Apple largon 47.300 aplikacione nga App Store

09:41 | 16 Nëntor 2016
Arbresh Info

Në tremujorin e kaluar, Apple ka thënë se do të fillojë të pastrojë dyqanin App Store dhe diçka e tillë tani ka filluar.

Sipas të dhënave nga ‘Sensor Tower’, numri i aplikacioneve të larguara te App Store nga Apple muajin e kaluar është rritur për 238 për qind, pra shifrat kanë arritur në 47.300, shkruan portali arbresh.info.

Lojërat janë kategoria më e prekura nga ky spastrim i Apple, pasi 28 për qind e aplikacioneve të larguara vijnë nga ky seksion.

Gjiganti teknologjik ka thënë se pranon 100.000 aplikacione dhe përditësime çdo javë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme