FBI shfrytëzon Twitter-in për të monitoruar kriminelët

15:11 | 15 Nëntor 2016
Arbresh Info

Sipas dokumenteve të zbuluara nga ‘The Verge’, FBI është duke përdorur një mjet në Twitter të quajtur ‘Dataminr’ për të ndjekur kriminelët dhe grupet terroriste.

Në një dokument, agjencia thotë se softueri i avancuar për njoftime nga ‘Dataminr’ lejon kërkimin e ndonjë gjëje të caktuar në Twitter thuajse në kohë reale duke përdor filtera, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, kjo praktikë duket se është në kundërshtim me rregullat e rrjetit social Twitter, që ndalojnë përdorimin e të dhënave të shfaqura për rastet ku si qëllim është mbikëqyrja apo spiunimi.

Nuk është ende e qartë nëse Twitter ka autorizuar byronë të ketë qaje në ‘Dataminr’./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme