Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, ka promovuar sot librin “Zhanret e Gazetarisë” të ish-kryeministrit të Kosovës njëherësh profesor në këtë Departament, Bajram Kosumit.
“Ky libër është bërë nga studentët dhe për studentët” u tha mes tjerash në promovim të librit ku nga sot gjeneratat e reja të gazetarisë do të kenë mundësinë t’i mësojnë katër llojet e zhanreve të përmbledhura në një libër.
Ish dekani i departamentit të gazetarisë, Milazim Krasniqi, tha se vlerat e këtij libri universitarë janë të mëdha sepse përmes këtij libri Kosumi i’u ofron studentëve dijen për katër lloje të zhanreve, transmeton arbresh.info.
“Ndarja e gazetarisë në 4 zhanre përthekon gjithë aktivitetin e këtij profesioni gjë që e ka paraqite autori në këtë libër. Vlera e këtij libri universitarë është e madhe sepse përmes këtij libri Kosumi ua ofron studentëve dijen. Në formën që kemi sot para vetës ky libër është adekuat për studentët e gazetarisë” tha Krasniqi.
Mes shumë folësve fjalën e mori edhe vetë autori i librit, Bajram Kosumi i cili tha se ky është libri që “më të vërtete po me bën me u ndje i lumtur”, duke ia dedikuar atë studentëve.
“Ky libër është i studentëve jo që ka material të studentëve po ishin studentët ata që e kemi shkruar bashkërisht. Të gjithë kanë kontribuar në këtë libër në mënyra të ndryshme. Tetë vjet ligjërim, më kanë motivuar pyetjet e studentëve si nga Prishtina ashtu edhe nga Tirana e Tetova” tha autori.
E fjalë të mira u folën edhe nga studentët që kishin nderin të mësojnë nga ligjëratat e profesor Kosumit, të cilët thanë se ndjehen të lumtur që gjeneratat e reja do të kenë mundësinë të mësojnë nga libri e jo nga skriptet siç kishin mësuar gjeneratat e kaluara./ Arbresh.info
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut