Google ADS

Përdorimi i dronëve si mbrojtje e të mbjellave nga shpezët dëmtues

11:01 | 15 Nëntor 2016
Arbresh.info

Në Australi, shumë ferma janë duke pasur sukses në përdorimin e dronëve për të mbrojtur të mbjellat e tyre nga shpezët dëmtues. Dimë se fermerët ballafaqohen më mijëra shpezë që kërkojnë ‘ushqim lehtë të kapshëm’. Peter Bagley, menaxher i fermës ‘Pacific Seeds’, tha që përdorimi i dronëve për mbrojtje nga shpezët po u kursen kompanisë së tyre mijëra dollarë.

“Për ne është duke funksionuar në mënyrë brilante dhe mendoj që kosto e blerjes së dronit do të kthehet në javët e para të përdorimit të tij.”

dron-2

Zakonisht kur nuk ishim të pajisur me dron, për të larguar zogjtë nevojiteshin dy punëtorë në fushë me motoçikleta, një helikopter në ajër, disa pushkë me gaz dhe pajisje të tjera. Në këtë kontekst, përdorimi i dronëve na kursen neve afërsisht 2,000$ në ditë, dhe shpëton të mbjellat tona nga shpezët. Dronët e përdorur nga ‘Pacific Seeds’ janë të pajisur me një pajisje zëri që frikëson zogjtë, e cila transmeton seri të ndryshme zërash shumë të lartë, dhe zogjtë bien pre e saj. Z. Bagley thotë se një orë fluturimi i dronit në mëngjes dhe një në mbrëmje mban fermën e tyre relativisht të sigurt nga shpezët dëmtues.

Ai shtoi se droni mund të përdoret në mënyrë manuale, por gjithashtu mund të instalohen pajisje tjera përcjellëse që mundësojnë që droni të mbulojë të gjithë fermën në mënyre automatike. Ata nuk janë të komplikuar për të punuar me ta, teknologjia e tyre është jashtëzakonisht e mirë dhe jam i sigurt që çdo fermerë që di si të përdoret GPS, mund të përdorë pa problem dhe dronët, përfundoi z. Bagley./bujqesia.org/

 

Përgatiti: Reuf Shkodra – Studiues i agroekonimisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme