Shitet piktura e Pablo Picasso-s për 161 milion euro

14:58 | 12 Maj 2015
Arbresh.info

Rekord i ri në tregun e artit botëror! Një nga kryeveprat e Pablo Picasso-s “ Les femmes d’Alger” u shit për 161 Milion euro në ankand.

Piktura e punuar me ngjyra të vajit, u shit të hënën mbrëma në New York dhe është piktura më e shtrenjtë e cila është shitur ndonjëherë në ankand në gjithë botën.

Cili person e bleu pikturën nuk është bërë publike, mirëpo 30 oferta ka pasur kjo pikturë dhe rreth dymbëdhjetë minuta kanë zgjatur ofertat, deri në momentin kur shefi Christie Jussi Pylkkanen e bëri kontratën për ofertuesin me shumën më të madhe.

Piktura fillimisht ishte në pronësi nga qifti i ndjerë amerikan Victor dhe Sally Ganz të cilët e blenë atë në vitin 1956 nga galeria e Picassos./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme