Zbulohen detaje rreth OnePlus 4

15:02 | 14 Nëntor 2016
Arbresh Info

OnePlus 3T pritet të lansohet këtë javë, por thashethemet rreth telefonit tërësisht të ri të kompanisë kineze tashmë kanë filluar.

Edhe pse jo 100 për qind të sigurta, burime të ndryshme raportojnë se telefoni i ardhshëm do të quhet OnePlus 4 (5?), shkruan portali arbresh.info. One Plus 4 (5?) do të ketë ekran 5.3 inç AMOLED me rezolucion 1440 x 2560, procesor Snapdragon 830, 6GB/8GB RAM dhe 128GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave.

Disa nga këto specifika janë të ngjashme me ato të zbuluara muajin e kaluar.

Te telefoni tërësisht i ri i kompanisë OnePlus pritet gjithashtu të jetë e vendosur një kamerë krejtësisht e re me funksionet si ‘Augmented Reality’ dhe ‘Mixed Reality’. Po ashtu, OnePlus 4 (5?) thuhet se do të ketë bateri 4000 mAh./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme