Tani mjafton një kompjuter për të rrëzuar edhe serverët më të mëdhenj

14:21 | 14 Nëntor 2016
Arbresh Info

Për të kryer një sulm kibernetik DoS tani nuk iu duhet një rrjet kompjuterësh, mjafton një laptop apo kompjuter për të rrëzuar edhe serverët më të mëdhenj në internet.

Hulumtuesit e sigurisë në ‘TDC’ kanë zbuluar një teknik të re për sulm që iu mundëson hakerëve të përdorin vetëm një laptop me një shpejtësi interneti prej 15 Mbps për të rrëzuar shumë serverë, shkruan portali arbresh.info.

I quajtur sulmi ‘BlackNurse’ ose ‘Ping of Death’, kjo teknikë mund të përdoret për të lansuar sulme me volum të vogël DoS duke dërguar paketa të veçanta ICMP ose ‘pings’ që tronditin procesorët në serverë të mbrojtur nga firewall-ët e Ciscos ose Palo Altos.

ICMP është një protokoll që përdoret nga routerët dhe pajisjet e tjera në rrjet për të dërguar ose pranuar mesazhe për ndonjë gabim(error) të mundshëm./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme