Google ADS

LG V20 shet mbi 200.000 njësi në SHBA

08:19 | 14 Nëntor 2016
Arbresh Info

LG ka njoftuar se ka shitur mbi 200.000 telefona të mençur V20 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qysh pas 28 tetorit, kur edhe pajisja debutoi në tregun ndërkombëtar. Bazuar në kompaninë rreth 20.000 telefona V20 janë shitur çdo ditë, dy herë më shumë në krahasim me njësitë LG V10 që janë shitur vitin e kaluar.

LG V20, i cili është telefoni i parë në botë që shitet me platformën Android 7.0 Nougat, aktualisht kushton rreth 750 – 800 dollarë, shkruan portali arbresh.info. Telefoni u lansua të njëjtën kohë me atë nga Pixel dhe Pixel XL nga Google, që të dy posedojnë platformën Android 7.0 Nougat.

Me një ekran 5.7 inç Quad HD, procesor Qualcomm Snapdragon 820 dhe 4GB RAM, LG V20 është njëri nga telefonat më të mëdhenj në treg./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme