Në faqen Kickstarter, Miito është thënë se është dizajnuar për të parandaluar humbjen e ujit dhe energjisë, që ndodh gjatë nxehjes së lëngjeve. Mitto është një pajisje që nxeh ujin, qumështin, supën dhe gjërat e tjera të lëngshme pasi ju të vendosni ato në një enë që nuk ka përmbajtje hekuri. Mjafton të ndizni këtë platformë dhe të vendosni gotën së bashku me shufrën për ngrohje, e cila mundëson të nxehet lëngu përmes energjisë me induksion.
Krijuesit e kësaj platforme mendojnë se kjo pajisje mund të ngroh një gotë me ujë për vetëm 60 sekonda, por koha për ngrohje varet edhe nga hollësia e enës së ujit. Megjithatë, suksesi i pajisjes për ngrohje me induksion varet nga ata që dëshirojnë të paguajnë një shumë prej 84 dollarë për të blerë pajisjen./arbresh.info
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre