Google ADS

Pensionistët kërkojnë zbatim të Ligjit për skemat pensionale

08:10 | 12 Maj 2015
Arbresh.info

Ligji për skemat pensionale të financuara nga shteti nuk është duke u zbatuar në tërësi edhe pse Qeveria e Republikës së Kosovës kishte garantuar realizimin e të drejtave për të gjitha llojet e pensioneve. Pensionet kontributpaguese, pensionet familjare dhe pensionet invalidore janë kategori të përcaktuara me këtë ligj, shkruan sot KD.

Ligji përcakton që mjetet financiare për pagesën e të gjitha pensioneve të parapara do të siguroheshin nga Buxheti i Republikës së Kosovës dhe Ministria e Financave. Në kohën kur ishte miratuar ligji, në maj të vitit 2014, ishte thënë se ai do të mund të zbatohej nga fillimi i këtij viti. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kjo për faktin se për zbatim të tij në vitin 2015 ishin paraparë të ndaheshin 19 milionë euro, ndërkohë që janë ndarë vetëm 5 milionë euro.

Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që ka qenë sponsorizuese e këtij ligji, kanë thënë se ai do të mund të zbatohet pas rishikimit të buxhetit që parashihet të ndodhë në qershor, ndërkohë që në Ministrinë e Financave, që nga e marta e javës së kaluar, nuk kanë kthyer një përgjigje për mundësinë e zbatimit të ligjit pas rishikimit të buxhetit për këtë vit.

Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, ka thënë se sipas dispozitave obliguese implementimi është dashur të fillonte prej janarit të vitit 2015. Ai ka numëruar kategoritë që do të përfitonin nga zbatimi i këtij ligji.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme