Në Skenderaj iu dha përkrahje instalacionit artistik “Mendoj për ty” i cili i dedikohet grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës, të artistes Alketa Xhafa-Mripa dhe producentes Anna Di Lellio.
Përveç qytetarëve të shumtë, kjo iniciativë u mbështet edhe nga deputetja Ganimete Musliu, e cila simbolikisht dhuroi një fustan.
Nga një fustan dhuruan edhe Feride Lushtaku bashkëshortja e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku , drejtori për Kulturë Rini dhe Sport Hajriz Koci, anëtarë të Asamblesë Komunale dhe shumë qytetarë tjerë.
Në këtë ngjarje prezent ishte edhe deputetja Blerta Deliu Kodra.
Ky instalacioni ka për qëllim të portretizoj pafajësinë e grave të cilat kanë qenë viktima dhe tani kanë nevojë për njohjen dhe mbështetjen e të gjithë shoqërisë./Arbresh.info/
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...