Drejtuesit e Shoqatës Sindikale të Teatrit Kombëtar të Kosovës kanë thënë se po shantazhohen nga zyrtarët e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Këto deklarata sindikalistët i kanë thënë në një konferencë të jashtëzakonshme për media që është mbajtur sot në ambientet e Teatrit Kombëtar.
Kryetari i Shoqatës Sindikale Mehmet Breznica tha se sot është ftuar nga drejtori i Teatrit Agim Sopi dhe sipas tij është shantazhuar nga ai duke i thënë që të heshtin në lidhje me pakënaqësitë e shprehura nga sindikalistët lidhur me angazhimin e regjisorëve nga Maqedonia.
Breznica tha se Kosova nuk ka nevojë për regjisorë sllavë duke pasur aktorë dhe studentë të mjaftueshëm në Kosovë.
“Isha i ftuar nga drejtori i Teatrit, një mik i imi të cilin e çmoj dhe e respektoj por u befasova shumë ku përmes gojës tij dëgjova disa shantazhe të them të drejtën se faktikisht ne duhet të heshtim, në momentin që ne do tra pranonim heshtjen nuk do të ishim sindikatë më. Jemi kundër angazhimit të regjisorëve nga Maqedonia, të sllavëve të Jugut, të cilët historikisht kanë qenë të disponuar nga pozitat antishqiptare, kur e dimë dhe jemi të bindur se brenda komitetit artistik këtu kemi regjisorë edhe më të mëdhenj, qoftë edhe studentë të cilit duhet t’ia japim rastin që të promovohen diku, qoftë edhe regjisor që e kanë kryer akademinë. Në qoftë se nuk dëshirojmë të ndalemi këtu… atëherë kemi Shqipërinë”, tha Breznica.
Për shantazhe dhe akuza nga menaxhmenti i Teatrit Kombëtar ka folur edhe nënkryetari i Shoqatës Sindikale të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Naim Berisha.
Ai tha se përveç se është ballafaquar me shantazhe është akuzuar edhe për mospjesëmarrje në audicionin e “Unkosvkit”, e që në fakt ai kishte marr pjesë në këtë audicion.
“Shantazh i pashembullt nga Teatri i Kosovës derisa jam akuzuar se nuk kam marr pjesë në audicionin e fundit të ‘Unkovskit’ dhe mund të penalizohem për këtë çështje, kur unë kam marr pjesë në audicionin e ‘Unkovskit’, deri aty ka ardhur tendenca për fabrikim. Ndërsa në lidhje me shkeljen e ligjit të Jeton Neziraj, pra qëndrimi i Neziraj si anëtar dhe Këshill drejtues ka qenë totalisht në shkelje të ligjit. Neziraj duke marr vesh nga burimet e fshehta për vendimin e Agjensionit Kundër Korrupsionit ka dhënë dorëheqje. Në fakt kjo nuk ka qenë dorëheqje, ka qenë dorëheqje para shkarkimit. Është rasti i parë që kreu i këtij institucioni nxinet në shkelje të rënda të ligjit“, tha Berisha.
Në këtë konferencë Berisha ka shpalosur edhe kërkesat e Sindikatës për rregullimin e çështjeve të punëtorëve të Teatrit Kombëtar.
Ai tha se në këtë Teatër ka punëtorë të cilët qe gjashtë vjet punojnë me kontrata mbi vepër.
“Brenda ligjit të miratohet një rregullore për angazhimin e aktorëve të trupës rezidente dhe aktorëve të jashtëm. Një rregullore tjetër e cila quhet për stimulimin e aktorëve të Trupës Rezidente dhe punëtorëve tekniko-artistik që është rregullore tipike diskriminuese. Një kategori të posaçme të punëtorëve të Teatrit të Kosovës kjo rregullore i diskriminon, pra i lë jashtë. Kërkojmë që në mënyrë urgjente kjo rregullore të amendemantohet dhe më të mos quhet rregullore për stimulimin e aktorëve të Trupës Rezidente dhe punëtorëve tekniko-artistik por të quhet rregullore për stimulimin e aktorëve të Trupës Rezidente dhe punëtorëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës”, tha Berisha.
Berisha paralajmëroi se shumë shpejt do të ngre padi në prokurorinë e Shtetit kundër drejtorit artistik në Teatrin Kombëtar Agon Miftari.
Siç tha Berisha, Miftari me anë të tendencave po ndikon tek regjisorët e Teatrit dhe kjo po ia pamundëson mos angazhimin e tij për më shumë se dy vjet.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?