GoPro ka kërkuar tërheqjen e dronit të parë të kompanisë për shkak të disa problemeve me energji derisa pajisja qëndron në ajër.
Tërheqja e detyrueshme e dronit ‘Karma’ nga tregu ka goditur kompaninë e kamerave inovative, që së fundmi ka pësuar një rënie prej 20 për qind të të ardhurave për shkak të shitjeve të dobëta, shkruan portali arbresh.info.
‘Karma’, i cili kushton 800 dollarë, është droni i parë i krijuar nga GoPro. Kjo pajisje iu mundëson të regjistroni pamje të mrekullueshme përmes një kamere GoPro, e cila shitet veçmas.
“Në një numër të vogël rastesh, njësitë ‘Karma’ humbin fuqinë gjatë operimit. Asnjë lëndim apo dëmtim nuk është raportuar deri tani”, ka thënë kompania në një deklaratë.
“Siguria është prioriteti jonë kryesor”, ka thënë Nicholas Woodman, drejtori ekzekutiv i kompanisë Go Pro./arbresh.info
Kush është Hashem Safieddine, udhëheqësi i ri i mundshëm i H...
Aksident në Delvinë, automjeti përmbyset në rrugë
Nipi i Luan Krasniqi, Ardiani, fiton me nokaut në raundin e ...
Ditët me diell nxisin lëvizjen e qytetarëve të Kosovës drejt...
Netanyahu: Vrasja e Nasrallahut ishte hap i domosdoshëm
Osasuna fiton me ‘poker’ golash ndaj Barcelonës – humbja e p...