“Toka drejt fundit”

14:12 | 8 Nëntor 2016
Arbresh.info

Pas retorikës së ashpër dhe kërcënimeve bërthamore mes Perëndimit dhe Rusisë, nuk qëndrojnë interesat e kundërta dhe lufta për influencë, por diçka shumë më e madhe.

Kjo është teoria më e fundit konspirative që po qarkullon nëpër forume dhe rrjetet sociale në internet, sipas të cilës, udhëheqësit dhe elita politike globale është në dijeni të një fakti tronditës; fundit të jetës në Tokë në shtator të vitit të ardhshëm.

Teoria ka për autor Robert Vicino, i njohur në qarqet konsipracioniste për tezat e herëpashershme që hedh për konsum. Ai thotë se elita politike prej tre dekadash është duke u përgatitur për fundin e botës duke ndërtuar tunele e komplekse të vërteta nëntokësore në thellësi të mëdha.

Sipas tij, për t’i mbijetuar një luftë bërthamore do të mjaftonin galeri disa qindra metra nëntokë dhe jo siç pretendon konspiracionisti prej disa kilometrash, të cilat kanë nisur të ndërtohen që në vitin 1983.

“Ata dinë diçka që nuk duan ta ndajnë me ne. Nuk kanë plane për ne, por vetëm për veten e tyre. E dinë se diçka po vjen dhe ajo nuk është Lufta e Tretë Botërore, se për të nuk ishte nevoja për të ndërtuar streha aq në thellësi”, thotë ai për DailyStar.

Vicino shton se teoria e tij përforcohet edhe më shumë nga stërvitja masive në Rusi, ku 40 milionë civilë dhe 200 mijë persona, pjesë e ekuipazheve të shpëtimit u angazhuan në një trajnim të pazakontë duke simuluar skenare të Luftës së Tretë Botërore.

Por çfarë e kërcënon Tokën? Vicino përmend një emër të njohur, planetin Nibiru, njohur ndryshe edhe si “Planeti X”. Me këtë emër është pagëzuar një trup qiellor që besohet se endet në orbitë të çrregullt në sistemin tonë diellor dhe ka përmasa të mëdha.

“Ky planet do të godasë planetin tonë dhe do të shkaktojë një shi të vërtetë meteorësh në fillim”, thotë Vicino.

Sipas tij, qeveria amerikane ka zbuluar planetin në fjalë dekada më parë me anë të teleskopit IRAS, por nuk ndan informacione me njerëzit për të mos shkaktuar trazira sociale.

“Qeveritë në botë nuk do të tregojnë asgjë përsa kohë nuk kanë një plan apo një zgjidhje sesi të shpëtojnë njerëzit”, shton Vicino./ TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme