Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka ndarë sot 160 bursa shtetërore për studentë të dalluar të fushave të ndryshme studimore.
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, me këtë rast, ka uruar të gjithë studentët përfitues të bursave duke iu dëshiruar atyre suksese edhe në studimet e mëtejshme dhe në rrugën e karrierës së tyre akademike.
“Nuk ka politikë më të mirë shtetërore se sa të investosh në studentë”, tha ministri Bajrami duke arsyetuar kështu idenë e tij për skemën shtetërore të bursave nga niveli i shkollës së mesme deri të niveli universitar.
Kryetari i Unionit të Studentëve të Kosovës, Arben Mehmeti theksoi se kjo bursë është një mundësi e mirë dhe një stimulim për studentët, të cilët kanë bërë një punë të madhe gjatë studimeve të tyre.
Në emër të studentëve përfitues të bursës shtetërore, studentja Vezire Krasniqi nga Universiteti i Prizrenit, falënderoi të gjithë prindërit, mësimdhënësit dhe MAShT-in për përkrahjen e vazhdueshme, gjë e cila ka bërë që këta studentë të jenë studentë të ekselencës.
Skema e bursave shtetërore ka filluar të implementohet vitin e kaluar, ndërsa këtë vit përfitues të bursës kanë qenë 160 studentë të universiteteve publike, të cilët ndër të tjera kanë pasur notën mesatare 9.5 gjatë studimeve.
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut