Gëzim Myshketa interpreton përpara presidentit të Gjermanisë

01:36 | 8 Nëntor 2016
Arbresh.info

Baritoni Gëzim Myshketa ka interpretuar në Grand Gala Berlin, mbrëmjen e djeshme në një aktivitet humanitar kundër sëmundjes së AIDS.

Ky aktivitet mbledh elitën e shoqërisë gjermane dhe organizohet nga presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck. Në këtë aktivitet morën pjesë shumë personalitete të njohura nga fusha të ndryshme si: Conchita me Jean Paul Gaultier, super modelja Tony Garrn, Manuel Neuer (portier i kombëtares gjermane) me bashkëshorten e tij e shumë të tjerë.

Opera Traviata, një arie tepër delikate dhe shumë e vështirë e cila ka nevojë për interpretim të ndjerë, duke shfrytëzuar një legato me kontraste të vazhdueshme.

Më datë 1 dhjetor koncerti do të transmetohet nga kanalet televizive gjermane dhe me këtë rast do të bëhet një CD dhe DVD e koncertit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme