Nxënësit e shkollave të mesme profesionale vazhdojnë të kenë probleme me punësim pas përfundimit të shkollimit, megjithëse në vendin tonë tash e një kohë po proklamohet ‘shkollimi në shërbim të tregut të punës’. Këtë problem në Kosovë e kanë të gjithë nxënësit pa dallim.
Në kryeqytet është një numër më i madh i shkollave, duke përfshirë edhe ato profesionale, ku edhe përcaktimi i nxënësve në drejtime që kërkohen nga tregu i punës mbetet sfidues.
Një gjë të tillë e ka pranuar edhe drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci.
Ajo ka thënë se derisa numri i papunësisë në Kosovë është shumë i madh, për këtë edhe të rinjtë që e përfundojnë shkollimin e mesëm profesional apo edhe atë universitar e kanë shumë të vështirë të gjejnë punë.
“Akoma mbetet mjaftë sfiduese koordinimi i kurrikulave të shkollave me vijat e tregut, ne e shohim se derisa në njërën anë numri i papunësisë është shumë i madh, do me thënë përqindja e të rinjve që e përfundojnë shkollimin e mesëm po edhe atë universitar që nuk arrijnë të punësohen është shumë i madh, në anën tjetër kemi kërkesa të vazhdueshëm në treg, sidomos për profile të caktuara për të cilën ka mungesë të kuadrit të profilizuar apo edhe pse e kanë përfunduar shkollimin nuk i plotësojnë kompetencat të cilat priten prej tyre. Kështu që kjo është sfida që ttregon vërtetë se kjo do të duhej të bëhej në nivel qendror dhe unë besoj që kjo është qasja që po provohet të punohet, të bëhet edhe koordinimi i nevojave të tregut me arsimimin, në mënyrë që vërtetë nxënësit që përfundojnë shkollimin profesional të jenë të gatshëm dhe kompetent për detyrën për të cilën ata e kanë ma rrë titullin”, ka thënë Nagavci.
Megjithatë, drejtoresha e DKA-së, Arbërie Nagavci ka thënë se nxënësit e shkollave profesionale të të gjitha drejtimeve gjatë shkollimit e kryejnë edhe punën praktike, pasi që një gjë e tillë është e përcaktuar me kurrikulën mësimore.
Ajo thotë se një pjesë e nxënësve punojnë nëpër kompani të ndryshme me të cilat Komuna e Prishtinës ka marrëveshje, kurse disa të tjerë këtë e bëjnë nëpër shkollat e tyre ku i kanë kabinetet me laboratorë.
“Në bazë të kurrikulës të gjithë nxënësit e kryejnë punën praktike sepse është obligim në kuadër të planifikimeve të shkollës. Disa prej tyre e kryejnë punën praktike edhe në shkollë, dmth shkollat në Prishtinë janë të pajisura me kabinete me laboratorë për punë praktike. Tani se sa janë në kompani varet prej profilit, janë disa profile si për shembull shkolla e agrobiznesit, ose shkolla hoteleri-turizmit, shkolla e mjekësisë. Pra varet prej profilit se ku ata mund të kryejnë punën e tyre praktike. Ndërsa në shkollën e mesme ekonomike, aty nxënësit i kanë edhe firmat ushtrimore, ku në mënyrë virtuale ata kryejnë një lloj pune praktike që është pothuajse e njëjtë sikurse në realitet, sepse punojnë në mënyrë virtuale nëpërmes të teknologjisë informative, janë instruktor të mësimit praktik që i mbështesin nxënësit në këtë punë të tyre praktike”, ka thënë Nagavci.
Ajo është shprehur se është shumë e rëndësishme që shkollat profesionale të kenë bashkëpunim me bizneset dhe që nxënësve të tyre t’iu ofrohet punë profesionale praktike.
“Për komunën e Prishtinës është shumë e rëndësishme që shkollat profesionale të kenë një bashkëpunim të ngushtë me bizneset dhe të ju ofrohet mundësia nxënësve që të kryejnë punën praktike edhe në institucione apo kompani të ndryshme varësisht prej profilit që ata e kanë. Në këtë drejtim ne që nga viti i kaluar, në përkrahje edhe të AID zviceran, kemi themeluar Qendrën për Orientim në Karrierë, që një ndër detyrat e së cilës është që të ndërlidhë punën praktike, gjegjësisht të ndërlidhë shkollat me bizneset. Tashmë ekzistojnë marrëveshje të shkruara në mes të bizneseve dhe shkollave dhe nxënësit e profileve të ndryshme e kryejnë punën praktike në kompani”, ka deklaruar ajo.
Nagavci është shprehur se puna praktike është e organizuar në bazë të planprogramit mësimor në mënyrë që të mos e pengoj mbajtjen e mësimit, pasi që orët e praktikës janë të përcaktuara nga vet kurrikula mësimore.
Ajo ka deklaruar se Komuna e Prishtinës tashmë e ka një data-bazë me të dhënat e të gjithë nxënësve që e kanë përfunduar shkollimin e mesëm dhe ata që janë në vitin e fundit me profile të caktuara, në mënyrë që të koordinohen me bizneset që kur ata kanë nevojë t’u ofrohen të dhënat për angazhimin e nxënësve të caktuar.
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...