Ja nga çfarë rrezikoheni nëse nuk arrini të mbani ekuilibrin mbi një këmbë për 20 sekonda

22:00 | 5 Nëntor 2016
Arbresh.info

Hulumtuesit shkencorë tek Universiteti Kyoto në Japoni u kërkuan rreth 1400 njerëz (mesatarisht 67 vjeç) të qëndronin me një këmbë të ngritur dhe sytë e hapur për rreth 60 sekonda.
Të gjithë e provuan këtë dy herë. Më pas, duke përdorur skanerin MRI, hulumtuesit skanuan trurin e të gjithë vullnetarëve.

Ata zbuluan se njerëzit të cilët nuk arritën të mbanin ekuilibrin për 20 sekonda kishin sëmundjen cerebrale të enëve të vogla të gjakut (SVD), edhe pse nuk ishin shfaqur akoma simptomat. SVD lidhet me goditjen në tru, dementian, madje edhe sëmundjen e Parkinsonit.

Si mund të sigurojë informacione në lidhje me shëndetin e trurit qëndrimi me një këmbë:

“Ekuilibri arrin të mbahet nga 3 qarqe ndijore”, shpjegon Jose Biller, neurolog tek klinika Loyola Medicine.

“Vizioni, ndijori i pozicionit të trupit dhe sistemi vestibular (veshi i brendshëm)”.

Nëse do ta kishit mësuar më mirë anatominë në shkollën e mesme, do të mbanit mend që truri i kontrollon të gjithë këto qarqe ndijore. Prandaj, çdo humbje ekuilibri mund të sugjerojë dëmtim në tru.

Prandaj bëni testin e ekuilibrit për ta parë nëse mund t’ia dilni. Nëse nuk mund të mbani ekuilibrin me një këmbë për 20 sekonda, mund të rrezikoheni nga një sëmundje në tru ose probleme me kujtesën. Konsultohuni me një mjek./albeu

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme