Vendi më i mirë për ta hedhur parfumin, që të mbani erë të mirë gjithë ditën

11:20 | 4 Nëntor 2016
Arbresh Info

Shumica prej nesh e hedhim parfumin në qafë dhe kyç të dorës – por ekspertët thonë se jeni duke e neglizhuar një zonë e cila mund të ndikojë që era e parfumit tuaj të ndjehet më mirë gjatë gjithë ditës.

Steven Claisse, një shitës parfumesh me përvojë, ju këshillon që të hidhni parfum në pjesën tek kërthiza.

Kjo funksionon sepse kërthiza rrezaton nxehtësi – drejt nga qendra e trupit – dhe është një zonë në të cilën qëndron lëngu i parfumit dhe lëshon aromë të lehtë pastaj vazhdimisht, transmeton Gazeta Express.

Ai tha: “Çdo zonë në trupin tuaj që rrezaton nxehtësi rritë aromën e parfumit, dhe kërthiza në bark veçse e bën këtë”.

Herën tjetër kur të hidhni parfum, sigurohuni që të hidhni ca edhe në kërthizë.
aa

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme