Pse po shuhen festivalet e muzikës argëtuese në Kosovë?

01:02 | 4 Nëntor 2016
Arbresh.info

Pezullimi i çdo festivali që ka ekzistuar apo organizuar në Kosovë është fakt shqetësues sipas Linda Shalës, organizatore e VideoFest-it.
Ajo në “Rubikon” të KTV-së ka përmendur aktivitetet kulturore që kanë prezantuar Kosovën në botë, e që sot nuk organizohen, transmeton Koha.net.

“Pezullimi i pothuajse çdo festivali që ka ekzistuar apo është organizuar në Kosovë. Kam qenë pjesë edhe e Show Festit, jam rritur me Akordet e Kosovës, kanë ekzistuar festivale si Polifesti. Kemi pasur aktivitete në Kosovën e pasluftës mirëpo ajo çka është shqetësuese është pezullimi i festivaleve të themi të muzikës zbavitëse në Kosovës”, ka thënë Shala.

Shala ka përmendur faktorët të cilët kanë bërë që në vend të mbizotëroj një situatë e tillë duke theksuar mungesën e një salle dhe ndjesinë e institucioneve për ta parë festivalin si biznes.

“Faktori i të vepruarit në një treg të vogël muzikor, pastaj është zhvillimi ekonomik i këtij vendi që nuk lë hapësirë për organizimin e festivaleve të mirëfillta dhe mungesa e ndjesisë së institucioneve tona që e shohin festivalin si biznes dhe nuk është, mungesa e një salle adekuate për organizimin e eventeve”, ka thënë Shala.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme