Këtë muaj do ta shohim një superhënë rekordthyese – më të madhen në gati 70 vjet

00:15 | 4 Nëntor 2016
Arbresh.info

Me 14 nëntor, ju do të mund të shihni një shfaqje spektakolare astronomike. Hëna do të jetë shumë afër me tokën dhe do të duket 14% më e madhe dhe 30% më e ndritshme sesa në një mbrëmje të zakonshme. Superhëna e këtij nëntori do të jetë më e madhja në gati 70 vjetët e fundit.

Ky fenomen do të përsëritet vetëm në vitin 2034. Fotografë profesionistë dhe amatorë do të përdorin këtë ditë për të realizuar disa shkrepje të mahnitshme me aparatet e tyre.

Në fakt viti 2016 është karakterizuar nga të ashtuquajtura “superhënat”. Në kalendarin e NASA-s, 3 datat e shënuara për fenomenet e lidhura me të janë 16 tetor, 14 nëntor dhe 14 dhjetor, por ajo e muajit nëntor mbahet si më e rralla. Hëna do të jetë 48 mijë kilometra larg tokës, por prezenca e saj do të ndihet shumë pranë, transmeton Shqip.

Tremujori i fundit i vitit 2016 është po ashtu një moment i shënuar për të gjithë personat që besojnë tek fuqitë e universit, pasi sipas disa teorive supersticioze, hëna e re e muajit nëntor do të sjellë energji dhe zhvillime të reja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme