Bruto Produkti Vendor për kokë banori 3 mijë e 277 euro

18:52 | 3 Nëntor 2016
Arbresh.info

Bruto Produkti Vendor (BPV) me çmime aktuale në vitin 2015 ishte 5 miliardë e 807 milionë euro, ndërsa, rritja reale në vitin 2015 në krahasim me vitin 2014, ishte 4.1%. BPV-ja për kokë banori për vitin 2015 ishte 3 277 euro.

Kështu thuhet në komunikatën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për “Bruto Produktin Vendor” për vitin 2015, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve, bazuar në ESA2010.

“Rritje reale në vitin 2015 kishte në këto aktivitete ekonomike: Furnizim me ujë 18.02%; aktivitetet financiare dhe të sigurimit, 17.43%; ndërtimtari, 15.76%; aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike, 14.59%; furnizim me energji elektrike dhe me gaz, 10.41%; shërbime të tjera, 10.36%; transport dhe magazinim, 7.22%; informim dhe komunikim, 6.57%; industri përpunuese, 4.84%; shëndetësi dhe aktivitete të punës sociale, 4.01%; tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i automjeteve dhe motoçikletave, 3.71%; hotele dhe restorante, 2.45%; art, zbavitje dhe rekreacion, 1.73%; edukim, 1.51%; të tjera, 0.10%”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, rënie kishin këto aktivitete: bujqësi, gjuetia, pylltaria dhe peshkimi, me -4.1%; administrim publik dhe i mbrojtjes dhe sigurim i detyrueshëm social me -13.7%.

Sipas ASK-sw, rritja reale sipas komponentëve kryesorë të BPV-së, me qasjen e shpenzimeve për vitin 2015 ishte si vijon: Formimi i bruto kapitalit fiks, 12.1%; shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake, 3.8%; importi i mallrave dhe shërbimeve, 3.6%; eksporti neto i mallrave dhe shërbimeve, 2.5%.

Ndërsa, rënie kishin këto aktivitete: shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (-6.5%); dhe eksporti i mallrave (-2.6%).

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme