Me një trup të hollë prej 7.29mm, varianti tjetër i telefonit Vivo X5Max ndoshta nuk është afër pajisjes më të hollë në botë me vetëm 4.75mm, por kjo hapësirë pak më e madhe i ka mundësuar pajisjes të jetë telefoni më i hollë me baterinë 4150mAh. Varianti i telefonit më të hollë në botë nga kompania Vivo vjen me një bateri të vogël prej vetëm 2000mAh, por tek modeli tjetër i cili bartë të njëjtin emër kjo bateri është dyfishim më e madhe.
Me një dizajn të njëjtë sikur në modelin tjetër të telefonit X5Max, pajisja ka ekran 5.5 inç me rezolucion 1080 x 1920, procesor tetë-bërthamor MediaTek MT6752 dhe 2GB RAM. Hapësira për akumulimin e të dhënave është vetëm 16GB, por mund të zgjerohet përmes kartave microSD deri në 128GB. Kamera prapa e pajisjes është 13 megapiksel, ndërsa ajo frontale është 5 megapiksel duke i mundësuar kështu pajisjes të shkrep foto të kualitetit vërtetë të lartë, transmeton arbresh.info. Po ashtu, ky variant i pajisjes Vivo X5Max mbështet rrjetin 4G LTE si dhe ofron dy hapësira për SIM karta.
Ndërkohë, modeli i ardhshëm i kompanisë Vivo, X5Pro, pritet të bartë një kamerë që do të jetë në gjendje të shkrep foto ‘slefie’ deri në 32MB si dhe një skaner retinal./arbresh.info
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...