iPhone i ardhshëm mund të jetë i lakuar

12:55 | 3 Nëntor 2016
Arbresh Info

Në vitin 2015, Apple kishte një problem madhështor përball kur një numër i madh konsumatorësh raportuan që pajisjet e tyre iPhone 6 lakoheshin me lehtësi.

Ky problem i njohur si #bendgate preku shumë përdorues, por siç duket tani Apple ka ndërmend t’i rikthehet pajisjeve që lakohen, shkruan portali arbresh.info. Megjithatë, gjiganti amerikan i rikthehet tani pajisjeve të tilla me vetë dëshirë dhe jo si një lëshim.

‘Patently Apple’ raporton që kompania ka fituar një patentë për telefonat e lakueshëm dhe ata që palosen. Sipas këtij burime, gjiganti teknologjik ka fituar patentën me përpjekjen e tretë pasi dy përpjekjet e tjera në të kaluarën dështuan.

“Sot ne u befasuam kur kuptuam që Apple ka fituar patentën e saj të parë për një iPhone të lakueshëm ose që mund të paloset në të ardhmen, gjë që nuk është publikuar asnjëherë më parë nën emrin e kompanisë Apple. Apple sigurisht e ka mbajtur atë sekret duke e vendosur nën emrin e inxhinierëve të saj dhe jo të kompanisë për të shmangur detektimin”, shkruan ‘Patently Apple’.

Ende nuk ka detaje se si kompania do të krijojë ekrane të tilla, por njëra nga materialet që thuhet se do të përdoret raportohet të jetë qeramika./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme