Byron Bay në bregdetin australian njihet si një nga zonat më te rrezikshme nga peshkaqenët. Megjithatë ky fakt nuk i ndalon sërfistën të praktikojnë sportin e tyre të preferuar edhe pse mund të rrezikojnë edhe jetën.
Një video është publikuar së fundmi në “Youtube”, ku tregon se sa pranë vdekjen kanë qenë disa sërfistë teksa synonin të kapnin dallgët.
Gjithçka dukej e qetë, por nën ujë, shumë pranë tyre ndodhej një peshkaqen dhe këto pamje janë kapur nga një pushues në breg.
Në një moment, një prej sërfistëve afrohet shumë pranë peshkaqenit, por fatmirësisht nuk është sulmuar. Më pas, peshkaqeni është vënë re dhe nga 4 sërfistët e tjerë të cilët kanë dalë menjëherë në breg.
Këtë herë ja hodhën paq, por me siguri herë tjetër këta sërfistë do të jenë më të kujdesshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=YBT0J8e8eHk
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë