Google ADS

Shkencëtarët zgjidhin misterin që fshihet pas trekëndëshit Bermuda

07:23 | 3 Nëntor 2016
Arbresh.info

Misteri që fshihet pas trekëndëshit Bermuda, një vend ku qindra aeroplanë dhe anije janë zhdukur në rrethana të pashpjeguara, mund të jetë zgjidhur, të paktën kjo është thënë gjatë një emisioni në kanalin Science Channel.
Një ekip shkencëtarësh amerikanë nga Universiteti i Kolorados kanë analizuar imazhet satelitore të motit në këtë zone famëkeqe dhe vunë re një grumbull reshë të pazakonta në formë gjashtëkëndore. Meteorologët treguan se këto re mund të veprojnë si “bomba ajrore” të vërteta.
Besohet se këto kushte atmosferike janë shkaku kryesor i shpërthimeve vdekjeprurëse të ajrit të cilat mund të tejkalojnë shpejtësinë 280 km/h. Këto stuhi mund të gjenerojnë dallgë të larta rreth 15 metra të larta.
Asnjë anija nuk është në gjendje t’i mbijetojë një stuhie të tillë, dhe asnjë avion nuk është në gjendje të përballoj një erë të tillë.
Shpallja e kësaj teorie ka motivuar shumë kërkime të mëtejshme. Shkencëtarët nga e gjithë bota janë duke u përpjekur të kuptojnë arsyet e anomali ve në këtë zonë. .
Le të kujtojmë se Trekëndëshi Bermuda është një zonë e madhe në Oqeanit Atlantik mes Floridas, Puerto Rico, dhe Bermudës. Që prej vitit 1945 ku shumë avionë luftarakë u zhdukën pa lënë gjurmëdisa qindra anije dhe 75 avionë të tjerë kanë humbur. Tragjedia më e fundit ka ndodhur në vitin 2015, kur anija e mallrave “El Faro” u zhduk në këtë rajon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme