25 mijë familje do të vazhdojnë të paguajnë faturat e energjisë elektrike bazuar në njehsimin që e bëjnë njehsorët “Kohler”, shkruan sot KD.
Ky tip i njehsorëve është i ndaluar për t’u instaluar nga Agjencia e Metrologjisë pasi dyshohet se nuk bën matjen e saktë të energjisë së shpenzuar.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë vendim për ndalesën e tyre në tregun e Kosovës pasi këta njehsorë nuk kanë kaluar në tri teste që janë bërë në një institut në Holandë. Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetim për rastin e njehsorëve. Janë arrestuar tre persona edhe disa të tjerë janë duke u hetuar për shkak të dyshimeve se njehsorët nuk masin saktë.
Me gjithë dyshimet e bazuara, 25 mijë njehsorët “Kohler” do të mbesin të instaluar pasi kompania është ankuar ndaj vendimit të Agjencisë së Metrologjisë për ndalimin e instalimit të tyre në territorin e Kosovës.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë thotë se njehsorët “Kohler” që janë të instaluar tek konsumatorët do të mbesin të instaluar deri në vendimin final nga gjykatat.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?