Një lajm po përhapet me shpejtësi, se Toka do të përjetojë 15 ditë errësirë në muajin nëntor. Disa madje pretendojnë se lajmi ka ardhur direkt nga NASA. A është i vërtetë, apo mashtrimi i radhës?
Zërat nisën të përhapen me shpalljen se në muajin nëntor, Toka do të përjetojë 15 ditë errësirë totale apokaliptike. Disa besimtarë i kapi paniku, me të dëgjuar zërat që përmendnin “errësirën totale”. Sipas po këtyre zërave, errësira do të ndodhë në 15 nëntor.
Megjithatë, ekspertët nxituan që të hedhin poshtë lajmin, duke thënë se spekulimet për errësirën totale janë një mashtrim, pavarësisht se njerëzit pretendojnë që kjo gjë mund t’i atribuohet “paralelizmit” të Venusit dhe Jupiterit, një ndodhi e natyrshme qiellore. Ekspertët thonë që, ndonëse mund të shkaktojë disa shfaqje qiellore të mahnitshme, e sigurt është që nuk do të shkaktojë errësirë totale.
NASA dhe ekspertët e quajnë këtë fenomen “bashkimi” i Venusit dhe Jupiterit. Kjo gjë ndodh kur dy planetët i afrohen shumë njëri-tjetrit me vetëm “një të pesëmbëdhjetën gradë” larg mes tyre. Këtë vit, “bashkimi” ndodhi për herë të fundit në 27 gusht./Bota.al/
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...