Google ADS

Temperatura, shkak i humbjes së të dhënave tek SSD disqet

21:05 | 10 Maj 2015
Arbresh Info

Hulumtimet e fundit kanë zbuluar që disqet e fundit SSD, që janë më të shpejta dhe ofrojnë një performancë më të mirë, humbin të dhënat  nëse ato janë në “gjumë” tek hapësira për akumulimin e të dhënave për një kohë të gjatë ku edhe temperatura nuk është në nivelin e duhur.

Faktori më shqetësues është koha pasi që mund të ndodhë brenda javëve, muajve, apo në disa raste edhe brenda vetëm disa ditëve, transmeton arbresh.info.

Disqet SSD janë pajisje më të mira se hard disqet e zakonshme, të cilat tashmë janë shumë të ngadalshme në krahasim me SSD disqet, por në rast se ato pësojnë ndonjë goditje përreth janë shumë më të qëndrueshme se këto të zbuluara së fundmi.

Krijuesi i hard disqeve nga kompania Seagate, Alvin Cox, ka paralajmëruar që të dhënat në disa disqe SSD përgjysmohen pas çdo ngritjeje të temperaturës për 5°C. Kjo do të thotë që në një dhomë të nxehtë ku temperatura është 25°C, të dhënat mund të qëndrojnë për vetëm dy vjet, por në rast se kjo temperaturë rritet për në 30°C, të dhënat në atë disk do të jenë në dispozicion për vetëm një vit.

Megjithatë, mos keni frikë pasi që përveç temperaturës, të dhënat në hapësirën për akumulimin e të dhënave varen edhe nga lloji i diskut që ju përdorni. Shumica e përdoruesve të disqeve SSD, veçanërisht ata të kompjuterëve me perfomanca të larta, përfshirë Apple MackBooks, nuk kanë ndonjë dobësi të tillë. Këto disqe janë të dizajnuara të mbajnë të dhënat për më shumë se dy vite në hapësirën për akumulimin e të dhënave në temperaturën e duhur.

Disqet SSD më të rrezikuara vazhdojnë të jenë ato të ndërmarrjeve pasi që periudha e mbajtjes së tyre në disqe bie dukshëm. Nëse temperatura tek hapësira ku qëndrojnë disqet SSD rritet për vetëm 5°C atëherë ruajtja e të dhënave në ato disqe bie për 10 deri në 20 javë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme