Google ADS

Kalojnë natën në kështjellën e Drakulës

15:36 | 1 Nëntor 2016
Arbresh.info

Për herë të parë pas 70 vitesh, vëllai dhe motra nga Kanada kanë arritur që të kalojnë një natë të Kështjellën e ftohtë të Drakulës.

Megjithatë, nuk ishte frika që kishte mbajtur të zgjuar studentin e shkencave politike në Transilvani, por ishte ngacmimi që i bënte gjatë gjithë kohës motra e tij, shkruan AP, përcjell arbresh.info.

“Ai e mbylli kapakun e arkivolit në mënyrë që të flinte, sepse nuk dëshironte që të më dëgjonte teksa flisja”, tha motra e tij.

Dyshja ka dalë fituese nga 88 mijë njerëz që kishin aplikuar për të kaluar një natë në kështjellën e Drakulës në Rumani.

Ata kanë arritur në Kështjellë në muzg dhe u pritën nga nipi i autorit të librit të famshëm Bram Stocker. Më pas ata kanë ngrënë mish pule dhe kanë pirë verë të kuqe, ndërsa sfida më e madhe ishte që u duhej të flinin në arkivol.

“Kishim një ndjenjë sikur dikush po ecte nëpër korridor”, tha Tami, duke nënkuptuar se Drakula mund t’ju ketë kushtuar atyre një vizitë të shpejtë. “Por, në agim nuk pamë asgjë”, shtoi ajo./Arbresh.info

14877631_317029295349297_657441183_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme