Ndoshta keni dëgjuar më parë se vendosja e parfumit në ‘pikat e pulsit’ është mënyra më e mirë për ta bërë aromën t’ju zgjatë – dhe kjo është arsyeja se përse të gjithë e vendosin parfumin në qafë dhe kyç të dorës.
Nxehtësia e trupit rrezaton nga vendet e tilla ku mund t’i dëgjoni të rrahurat e zemrës dhe kjo e intensifikon aromën e parfumit. E thjesht dhe e mençur, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, mund t’ju duket e çuditshme por vendosja e parfumit në kërthizë është truk të cilët ekspertët e aprovojnë dhe të famshmit si Liv Tyler apo modelja Adriana Lima e praktikojnë çdo ditë.
Përse funksionon kjo? Çdo zonë në trup e cila rrezaton nxehtësi e rrit çdo aromë, dhe kërthiza e trupit e bën të njëjtën gjë.
Prandaj, kur vendosja e parfumit në qafë dhe kyç të dorës nuk mjafton, vetëm hidhni pak aromë të mirë edhe në kërthizë (dhe në vendet tjera të nxehta, siç është brendësia e bërrylave dhe pjesa e pasme e gjunjëve).
“Ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, deklarata e J...
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ...
Trump emëroi 27-vjeçaren Karoline Leavitt si zëdhënëse të Sh...
Hoxha: Polici efektive në luftën ndaj krimit dhe e afërt me ...
Edi ka një kërkesë specifike ndaj Anisës
Drenusha vendos t’i “maltertojë” banorët e ngujuar në kafaz