Huawei Mate 9, një telefon me super specifika

09:05 | 31 Tetor 2016
Arbresh Info

Më 3 nëntor, Huawei do të lansojë telefonin e mençur Mate 9.

Bazuar në raportet e mëparshme, Huawei Mate 9 pritet të jetë në dispozicion në tri variante të ndryshme, shkruan portali arbresh.info. Telefoni do të lansohet me një variant me 4GB RAM dhe 64GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave, një version me 4GB RAM dhe 128GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave si dhe njësia e kryesore me 6GB RAM dhe 256GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave.

Sipas një postimi në uebfaqen ‘Weibo’, varianti i tretë do të ketë specifikat më të mira. Telefoni i mençur pritet të ketë ekran 5.9 inç me rezolucion 1440 x 2560, procesor Kirin 960 me tetë bërthama dhe grafikë Mali-G71 MP8.

Prapa telefonit pritet të jenë dy kamera të instaluara, njëra do të jetë 20 megapiksel ndërsa tjetra 12 megapiksel. Poshtë kamerave thuhet se do të jetë sensori për njohjen e shenjave të gishtave./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme