Sot në Gjakovë fillon edicioni i pestë i Komedia Fest, ku përveç shfaqjeve komedi nga mbarë trojet shqiptare, do të ketë edhe trupa jo-shqipfolëse, program për fëmijë, si dhe performanca nga artistë të ndryshëm.
Organizatorët e Komedia Fest kanë bënë të ditur se edicioni i pestë jubilar do të përmbajë aktivitete të ndryshme të cilat kanë për synim promovimin e kulturës dhe zgjerimin e njohurive për fushën e artit, gjithmonë duke mbajtur frymën e zhanrit të komedisë.
Sipas njoftimit për media, trupat teatrore pjesëmarrëse tashmë të konfirmuara vijnë nga: Gjakova, Prishtina, Mitrovica, Shkodra, Tetova dhe Finlanda.
Ky edicion është përkrahur nga kuvendi komunal i Gjakovës dhe drejtoria për kulturë rini dhe sport.
“Veçantia e këtij viti është performanca e artistit të njohur Adam Darius, i cili rikthehet në Kosovë për herë të tretë, në kuadër të turneut botëror lamtumirës që po e zhvillon gjatë tërë vitit, në të gjitha kontinentet”, thuhet në njoftim.
Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve anembanë se kanë një arsye më tepër për ta vizituar gjatë javës së ardhshme Gjakovën.
Festivali do të zgjasë deri më 6 nëntor.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?